Një institucion arsimor u shkatërrua dhe një qendër kulturore u dëmtua në granatimet e Rusisë ndaj fshatit të de-pushtuar Zolota Balka në rajonin Kherson.

“Okupatorët granatuan një vendbanim të çliruar në rajonin e Khersonit. Një shkollë tjetër u sulmua me raketa S-300. Armiku shkatërroi një institucion arsimor në Zolota Balka. Një qendër kulturore u dëmtua gjithashtu si rezultat i sulmit,” shkroi në Telegram, Kyrylo Tymoshenko, nënkryetar i zyrës së Presidentit të Ukrainës

Sipas Timoshenkos, askush nuk u lëndua në sulmin me raketa.

Në fillim të tetorit, Forcat e Armatosura të Ukrainës çliruan një sërë vendbanimesh nga pushtuesit rusë, përfshirë fshatin Zolota Balka.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb