Kryebashkiaku ende në detyrë i Kamzës, Xhelal Mziu, ka reaguar pas tensioneve të zhvilluara pasditen e sotme para kësaj bashkie, teksa i zgjedhuri i 30 qershorit, Rakip Suli, hyri me forcë në institucion.

Mziu publikon një video në “Facebook”, që tregon momentet e tensionit para bashkisë, ndërsa shkruan se socialistët, të mbështetur dhe nga Shefi i Komisariatit Nr. 5 e ndihmësit e tij, thyen xhamat e derës së jashtme dhe e shpërthyen atë me forcë.

“Vidhet forcerisht nga Socialistet, institucioni i Bashkise Kamez. Ne oren 16.05 minuta Keshilltaret qe u betuan se do te japin kontributin e tyre per te miratuar vendime te rendesishme per qytetaret e Kamzes, te ndihmuar nga militantet e Partise Socialiste dhe Personalisht nga Shefi i Komisariatit Nr.5 Sali Skura dhe ndihmesit e Tij thyen xhamat e deres se jashtme dhe duke shperthyer ate me force duke treguar se me cfare qeverisje lokale do te perfaqesohet qyteti i Kamzes”, shkruan Mziu.

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb