Ish-kreu i SHISH Fatos Klosi, i ftuar në Fronline me gazetaren Marsela Karapanço, u ndal te vendimi i SHBA për të sanksionuar ish-deputetin Aqif Rakipi dhe Ylli Ndroqin.

Klosi u shpreh se ky nuk është i njëjti rast “non-grata” si ai i Sali Berishës, Vangjush Dados, Adriatik Llallës dhe Tom Doshit, pasi këta të fundit sipas tij janë aktorë më të rëndësishëm politik dhe se krimi që SHBA flet është i dy natyrave të ndryshme.

“Ata nuk janë si rasti i Berishës ose ish-kryetari i bashkisë së Durrësit, por janë një ish-deputet, natyrisht jo i parëndësishëm, dhe një tjetër që është drejtori i një televizioni të madh në Shqipëri, media është shumë delikate, dhe po ta shikosh me kujdes gjithë problemi është destabilizimi i rajonit”.

I pyetur sesi mundet që këta dy personazhe të destabilizojnë rajonin, ai tha: Ata nuk janë personazhe rajonal, por të rëndësishëm në Shqipëri, por Shqipëria është pjesë e rajonit, aleati më i ngushtë i SHBA dhe nëse cënohet siguria në Shqipëri është cënuar për SHBA siguria në rajon. Fakti që e ka bërë Departamenti i Thesarit tregon se ka probleme më shumë ekonomike sesa politike”.

Ai shtoi më tej se SHBA ka informacione që do ta ndihmojnë Prokurorinë.

SHBA hynë dhe në këto probleme, tani kanë hyrë në probleme të cilat ne i konsiderojmë jo të palidhura me politikën, por jo shumë të rëndësishme, kjo është pozitive dhe kryesorja për vendin tonë, sepse tregon se SHBA po na ndihmon. Ambasada e tyre këtu nuk është vetëm një zyrë që përmirëson marrëdhëniet midis shteteve por ka dhe njerëz të tjerë që shohin jetën në përgjithësi, financat, krimin, dhe ata kanë informacion nga vendi nga institucionet të tyre, shërbimet për shembull, nuk mund të themi çudi, edhe ne e dimë, po deri tani këtu drejtësia ka qenë nën strehën e politikës se nuk do ishte kjo situatë që kemi, në këtë kuptim këta po japin mesazh që ka ikur ajo kohë dhe kryeministri u mor me këtë punë, i kërkoi SPAK hetim”.

Por përse nuk u aplikua për rastet e djeshme njësoj “non-grata” si rasti i Berishës, Dakos, Llallës dhe Doshi?!

“Përgatitjet janë bërë kohë më parë, por natyrshëm janë aktivitet të ndryshme, tjetër gjë Berisha, lloji i aktivitetit, Berisha ka penguar demokracinë sepse ka qenë president dhe kryeministër, edhe në periudhën e PS Berisha sërish ka qenë i rëndësishëm, ndërsa këta të dy lidhen me një krim me natyrë tjetër, njerëz të rëndësishëm por me natyrë tjetër”, shprehet Klosi.

Nga ana tjetër, rasti i Rakipit, djali i të cilit është deputet i PS, sipas Rakipit do ta bëjë PS që të mendohet.

“Ne shohim që SHBA po e zgjerojnë fushën e aktivitet ku do ndihmojë Shqipërinë për një vend më të sigurt, tani problemi është i joni, qoftë për Berishën edhe për këta, tani problemi është i sistemit të drejtësisë. “Pjesën e luanit” e marrin ata që janë më të rëndësishëm në vend, Berisha, Doshi e të tjerët.

Familja e Berishës ka përfituar nga pozicioni i tij dhe pasuritë e aktivitet në biznes i kanë në saj të Berishës, ndaj janë non-grata e gjithë familja. Zoti Rakipi ka djalin deputet, natyrisht ata që kanë lidhje me këto probleme do ti bëjë të mendohen. E rëndësishmja nuk është dallimi mes dy grupeve të non-grata por që SHBA i konsideron persona të padëshiruar “, tha Klosi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb