Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit të zhvilluar Kamëz ka sulmuar kryebashkiakun, Rakip Suli duke e akuzuar se është i përfshirë në skandalin e inceneratorëve.

Gjithashtu Berisha tha se Rakip Suli gjatë viteve në krye të bashkisë, i vuri rruspat shkollave, për t’i rindërtuar më pas me çmim shumë herë më të lartë.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Të mobilizoni me potencialin tuaj, në mbështetje të zotit Arjan Hoxha. Kamza, se tradhtoi kurrë Partinë Demokratike vetëm në rastet kur ajo e tradhtoi pabesisht atë. Ne do marrim pjesë, do bëjmë gjithçka për fitoren në këtë bashki. Ju garantoj, se do ketë një ndryshim të madh. Jeni dëshmitar për kujdesin e treguar më përpara në këtë qytet, gjatë periudhës së qeverisë së PD me kryebashkiak Xhelal Mziun.

Forcat tona do shumëfishohen, në mënyrë që qyteti i Kamzës të bëhet një nga qytetet më të zhvilluara nga të gjitha qytetet. Modeli që sot qeveris në Kamzë, është modeli më i shëmtuar, më çnjerëzor që ka pasur Kamza ndër vite. Është modeli i “Erion Betonit”. Unë e di që njëri e ka Erion, ndërsa tjetra e ka Rakip,

Rakipi ka lindur me dorë. Sa herë shkon në fshat vetë, të nesërmen numëronin kuajt. Edhe në emigracion, pa dorë nuk ka ndenjur, ndërsa këtu i papërmbajtur. Këtu u fut rruspat shkollave, njësoj si Erion Betoni. Shkollave pa asnjë problem. Shkollave në të cilat, prej tre vitesh zhvillohet normalisht mësimi.

Pse këto rruspa? Sepse do t’iu ndërtojë me 4.5 – 5 milionë dollarë. Do të vjedhë 4/5 e shpenzimeve në çdo shkollë. Riktheu turnet e treta në arsim. Në vitin 2005, arsimi këtu ishte simbolik. Me 3 turne dhe e kuptoni vetë, turni i tretë ishte shkel e shko. Peshqeshi i Rakipit, bëri që këtu të ktheheshin turnet e treta. Më 14 maj, bëhu gati, dorëzo çelësat dhe të pret ai fat që i ke përgatitur vetes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb