TIRANË

Një debat është zhvilluar mes drejtuesit të emisionit “Të paekspozuarit” në News24 Ylli Rakipi dhe deputetit demokrat Agron Shehaj. Rakipi tha se PD u kap si në ngërcc nga skandali i Unazës, ndërsa shtoi se oligarkët bashkëqeverisin herë me PD e herë me PS. Por Shehaj deklaroi se PD nxori prova dhe vazhdoi denoncimin e këtij skandali.

Rakipi: Duket sikur Partia juaj u kap pak si në ngërç në historinë e dy tenderave, ju e vutë re këtë gjë?

Shehaj: Unë ju duket sikur jam në ngërç.

Rakipi: Jo ju jo, po dhe autoritete të rëndësishme të partisë, se siç kemi thënë Lubonja e ka treguar shpesh, këta që ne i quajmë oligarkë bashkë qenë dhe kanë qenë edhe me….ti s’ke qenë aty se ti dje ke ardhur në PD dhe ky është dhe një fat i mirë për ju por bashkë janë këta. Dje kanë qenë aty sot janë këtu. Ju e keni vënë re këtë?

Shehaj: Në PD thoni ju?

Rakipi: Folëm për këta por edhe për PD. Këta si bashkëqeverisje e bëjnë shpesh me oligarkët. Të njëjtët oligarkë janë dhe bashkëqeverisin herë me PD kur është në pushtet dhe herë me PS. Dhe ju sikur nuk u kapët mirë në këtë?
Shehaj: Unë jam deputet i PD, përfaqësoj PD-në. Nuk e përfaqësoj vetëm unë, të gjithë jemi PD. Në momentin që unë nxjerr prova, nuk është se shkruajta, bëra një postim e thashë shikoni se më duket se kjo kompani është ofshore dhe ka diçka. Unë nxora një provë aty, një ekstrakt të qendrës…

Rakipi: Po ju nuk e dini se kush ishte pas…
Shehaj: E zëmë se unë nuk e dija se kush ishte pas, edhe zbulova kush ishte mbrapa nuk do kisha vazhduar. Ishte shumë e thjeshtë. PD nuk ka asnjë kompleks në raport me asnjë oligark apo me askënd që vjedh paratë e shtetit, paratë e buxhetit. Në qoftë se duam të ushqejmë atë idenë që jemi të gjithë njësoj, që jemi të kapur që edhe ne marrim pjesën tonë unë po tregoj me fakte se nuk është kështu.

Rakipi: Autoritetet tuaja më të rëndësishme nuk lënë gjë pa thënë kur merret një njeri ai përgojohet nga gishtat e këmbës deri tek flokët. Në këtë rast u duk një ngërç.

Nazarko: Basha për herë të parë, sigurisht që kali që zihet e shin lëmin, por në teknikën që përdor PD për bizneset ka një risi. Basha tha se do t’i përmend emrat. Berisha tha se ndërmarrësit nuk duhen përmendur.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb