Në emisionin ‘Open’ në News24, drejtori i News24 Robert Rakipllari, u shpreh se prezenca e ambasadores amerikane Yuri Kim në konferencën Antikorrupsion, rrëzoi propagandën e qeverisë.

“Mjafton deklarata e ambasadores që rrëzoi perden e arritjeve të mëdha dhe të luftës së madhe të antikorrupionit të qeverisjes. Pra nëse ka shpresë që ky korrupsioni të luftohet, është ky sistem drejtësie SPAK dhe drejtësia që mbështet SHBA, se me këto ndryshime ligjesh që bëjmë ne nuk do kemi rezultat”, tha Rakipllari.

Edhe analisti Artur Zheji e mbështeti këtë qëndrim, duke theksuar se ambasadorja duhet të ishte më kritike në fjalën e saj.

“Mendoj që kishte edhe funksion certifikues, por fjala e Yuri Kim shprehte dyshim të madhe. Pra sikur theksoi se fliste për një interes më të gjerë, pra një zë kritik. Megjithatë kur i dhanë fjalën për të folur nuk foli në funksion të konferencës…por prania e saj ishte disi mbështetëse”, tha Zheji.

Por në vijim analisti shtoi se e shqetëson fakti se “Shqipëria po zbrazet” dhe prindërit e varfër nuk duan konferenca, pasi fëmijëve të tyre po u thonë që të mos kthehen më kurrë në këtë vend.

Pjesë nga biseda në studio

Artur Zheji: Mua më shqetëson se Shqipëria po zbraset mo. I çojnë në shkollë të lartë, ose në vit të dy gjimnaz dhe pastaj pyesin a ka ndonjë vend jashtë. E më vonë u thonë fëmijëve: te keqen mami, keqen babi mos u kthe asnjëherë këtu. Pastaj nëse do Edi Rama le të vazhdojë të inagurojë ndonjë shtëpi andej nëpër fshatra, por situata është e zymtë për Shqipërinë.

Milva Ekonomi: Lidhur me digjitalizimin u caktua afërsia që duhet të kenë shërbimet me qytetarët dhe biznesin. Unë besoj që në administratën publike po vijnë njerëz të rinj. Ata që duan të përfitojnë janë shumë pak. Nuk mendoj që është endemik korrupsioni, po luftohet kjo gjë.

Robert Rakipllari: Jashtë nuk kanë dëshirë të punojnë në shtet, këtu të gjithë duan. Në Laç ai kishte bërë vjedhje të tmerrshme, këtu këta zotërinj mbështesin parti në pushtet me vota, për të marrë poste në administratë. Dhe na del që drejtor ujësjellësi është hajduti i shtëpisë së Benzemas. Këtu kriminelët kanë poste në administratë, ishin në parlament, tani i kemi këtu.

Kreshnik Spahiu: Ambasadorja i vuri vulën në fjalën e saj, ku u nënkuptua; Edi Rama dhe kjo qeveri ka fituar një betejë të rëndësishme, por ndryshe nga demokratët shkatërruan sistemin e meritokracisë, duke futur kriminelë në parlament. Dhe për këtë arsye ambasadorja amerikane thotë kush do të administrojë; shteti apo krimi i organizuar dhe kjo është lufta që në 9 vite socialistet e kanë humbur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb