Ivan Rakitic ka zbuluar se Cristiano Ronaldo i kishte propozuar atij të bashkohej me Juventusin në verën e vitit 2019, por kërkesa e çmimit prej 50 milionë euro e Barcelonës shkatërroi marrëveshjen. Në një intervistë, Rakitic u shpreh se klubi i Juventus e donte ate por Barcelona po kërkonte 50 milionë euro dhe ishte shumë.

“Në verën e vitit 2019, Cristiano më thirri personalisht për të më sugjeruar që të shkoja në Juve. Ai më tha që klubi më donte edhe mua, por transferimi nuk u krye. Barcelona po kërkonte 50 milionë euro dhe ishte shumë”- tha ai.

Në vend të kësaj, qëndroi për një vit më shumë, duke u bashkuar me Sevilla për vetëm 1.5 milion euro në shtator të vitit 2020.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb