Ivan Rakitiç është një lojtar që do t’i bënte punë mesfushës së Juventusit për eksperiencës së marrë te Barcelona dhe cilësisë së tij. Ndërkohë, vetë kroati lëshon mesazhe “dashurie” duke deklaruar se do t’i pëlqente të luante me Kristiano Ronaldon.

“A do të më pëlqente të luaja me Ronaldon? Sigurisht, është një nga lojtarët më të mëdhenj të historisë. Kur e sheh tek luan argëtohesh dhe të gjithë po shohim se çfarë po bën ai te Juventusi. Për mua, është nga më të mirët e të gjitha kohërave”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: