Deputeti Ralf Gjoni reagon për shembjen e Teatrit Kombëtar, duke u shprehur në “Facebook” se betoni shembi historinë.

Gjoni shkruan se ndjehet thellësisht i trishtuar teksa sheh se si shëmtia po triumfon mbi arkitekturën historike evropiane në Tiranë.

Mesazhi i Gjonit:

BETONI SHEMB HISTORINË ?

Kam qëndruar i distancuar nga beteja për teatrin jo pa qëllim, por për të mos e ndotur më tej me politizimin që i është bërë kauzës.
Por sot, si tiranas, ndjehem thellësisht i trishtuar teksa shoh se si shëmtia po triumfon mbi arkitekturën historike evropiane në Tiranë.
Gjithçka ndodhi dje, është produkt i marrëzisë së një të çmenduri, pjellë e arrogancës kryeneçe të një individi arrogant dhe falë politizimit të shëmtuar që iu bë kauzës fisnike të mbrojtjes së një godine historike.
Një godinë e re multifunksionale artistike mund të ngrihej shumë mirë në fund të bulevardit të ri, duke e kthyer kompleksin e teatrit të vjetër në një atraksion muzeal turistik.
Njëlloj si Enver Hoxha që prishi ish Bashkinë për paçavuren e Muzeut Kombëtar, Edi Rama po i fut fadromën Kryeqytetit për t’a mbushur me betonin e Çimrave dhe Çetrave.
Me këtë logjikë, i bie të prishim edhe ministritë, universitetin e çdo tullë historike në Tiranë, e ti zëvendësojmë ato me eksperimente arkitekturore sipas shijes personale së bajraktarit.
Turp! Zhgënjim! Trishtim! #MeQytetarët ???

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb