Deputeti Ralf Gjoni i ka propozur Kuvendit të Shqipëriqë të miratojë një rezolutë të ngjashme me atë të Kosovës për të njohur dhe dënuar krimet dhe gjenocidin serb.

Gjoni ka ftuar kolegët socialistë, veçanërisht kryetarin e tyre të grupit parlamentar për t’u ulur dhe për të diskutuar për një rezolutë ku dhe Shqipëria të njohë e dënojë gjenocidin serb në Kosovë.

Ai shton se Shqipëria nuk duhet të lejojë që Aleksandër Vuçiç të kthejë pllakën e informacionit dhe ish-luftëtarët e UÇK-së të çohen në bankën e të akuzuarve në një Gjykatë Speciale që sipas Gjonit është anti-shqiptare.

”Ka një rezolutë shumë të vonuar në vitin 2019 në Kuvendin e Kosovës për dënimin e gjenocidit serb. Ju keni një kërkesë zyrtare dhe letër nga Lëvizja Vetëvendosje që ne duhet të na ishte transmetuar si deputetë, për të kaluar një rezolutë të ngjashme në Kvuendin e Shqipërisë. I bëj thirrje kolegëve socialistë, z.Balla veçanërisht si kreu i grupit parlamentar socialist, të ulemi dhe ta diskutojmë për të kaluar një rezolutë të ngjashme për të dënuar krimet dhe gjenocidin serb ndaj shqiptarëve jo kosovarëve. S’duhet të lejojmë që Vuçiç, ish-ministri i Sllobadan Millosheviç të fitojë luftën e informacionit, të kthejë pllakën dhe të akuzojë ish-luftëtarët e UÇK ndërsa ajo Gjykatë Speciale në thelb është anti-shqiptare.”- tha Gjoni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb