Deputeti i opozitës parlamentare, Ralf Gjoni i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka thënë se përgjegjësinë për marrëveshjen e 5 qershorit në Kuvend duhet ta mbajë Rama me Gjiknurin pasi opozita parlamentare nuk njeh dhe do e çojë deri në fund nismën për ndryshimet kushtetuese.

Gjoni tha se opozita parlamentare nuk është e kënaqur as me ndryshimet kushtetuese, por është kompromis që nuk iu ofrua në Këshillin Politik.

Më tej ai shtoi se hapja e listave është hapi i parë drejt ndryshimit të sistemit zgjedhor politik në Shqipëri.

‘’Nëse ne arrijmë të hapim Listat do të ishte hapi i pari i ndryshimi të sistemit politik. Nuk jam i kënaqur me këtë të sotshmen, por është kompromis. Nuk na u dha në Këshillin Politik nga PD- LSI, por na vjen keq por do i shkojmë deri në fund. Unë kam dëshirë të garoj me emrin tim në elektoral. Mund të marr 5 mijë por edhe 50 mijë.

Nuk do merrem me kalin e Trojës. Përgjegjësinë për 5 qershorin ta mbajnë Rama me Gjiknurin. Nëse ndryshimet kushtetuese votohen për të hapur listat s’ka për të pasur ndonjë entitet ndërkombëtar të dalë kundër.’’- tha Gjoni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb