TIRANE

Deputeti i opozitës parlamentare, Ralf Gjoni ka nxjerrë disa pranga në Kuvend duke thënë se katrahura ekonomike është arsyeja se pse po bëhen ndryshimet në Kodin Penal dhe i paraprihet me dënime dhe burgosje asaj çfarë do të ndodhë nesër.

Sipas Gjonit qeveria po e çon vendin drejt përplasjes civile pasi në fund të muajit familjet shqiptarë nuk do të kenë ushqim dhe të ardhura.

Nga ana tjetër Gjoni deklaron se Kuvendi nuk i ka llogaritur prej marsit deputetët e opozitës së re pasi kontributin nuk ja u ka injoruar teksa shton se parlamenti mund të ishte mbledhur edhe online dhe jo prej më shumë se një muaji mos kishte fare llogaridhënie.

”Nuk kam asnjë kundërshtim për masat fillestare përveç çmendurisë së Ramës për të ndryshuar fashat nga bunkeri i Surrelit duke i dyndur qytetarët. Menaxhimi i krizës po bëhet mes represionit dhe autokracisë. Duket ndryshimi mes një vendi demokratik dhe një regjimi represiv. Nuk mund të quhet demokratik.

Kërkesa e llogarisë dhe llogaridhënia kanë qenë në nivel zero. Parlamenti mund të mblidhej edhe online. Na kërkohet kontribuut, por kur japim refuzohemi. Del këtu tata Erdogani, na jep shembuj me Francën dhe na thotë se na ka shpëtuar.

Ju me arrogancë dhe shpërfillje po i trajtoni shqiptarët si kriminelë. Nuk ju duken qytetar, bashkëaskisonerë. Pse po e bën Edi Rama? S’ka ç’të ofrojë më, i kanë dalë poturet dhe të palarat. Në emergjencë shëndetësore duhet të ishte një plan financiar dhe një strategji për të dalë nga kriza. Kriza nuk është shëndetësore por financiare.

Po ata që duan të dalin të blejnë ushqime? Me çfarë lekësh do të dalin? Duke tentuar të mbuloni zullumet e korrupsioneve po e çoni vendin në përplasje civile. Me qetësinë dhe arrogancën tuaj. Po mundoheni t’i paraprini asaj që vjen nesër. Një popull i varfër, që nuk ka lekë në fund të muajit dhe për të mbuluar katrahurën ekonomike bëni amendime në Kodin Penal. Ja këto prangat do i japë qytetarët. Qeveria këtu nuk duhet për qese, në këto momente duhet për siguri financiare dhe fizike për qytetarë. A ka ndonjë ministër këtu?
Ahmetajn e ka vendosur këtu, Denajn e ka vendosur në një cep aty.”- tha Ralf Gjoni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb