Mungon vetëm zyrtarizimi, por edhe ai është vetëm çështje kohe. Për të tjerat, gjithçka është vendosur. Ralf Rangnick do të jetë trajneri i ardhshëm i Milanit. Tekniku gjerman është liruar nga detyra si drejtor teknik i Leipzig dhe pas tratativave të gjata të nisura që në dhjetor, ka pranuar sfidën e re. Vendimtare për këtë zgjdhje ishin takimet e ditëve të fundit në fshehtësi të plotë me administratorin e deleguar të klubit kuqezi Ivan Gazidis.

Cropped Gettyimages 1151655661
Cropped Gettyimages 1151655661

Palët kanë limuar dhe detajet e fundit, ndërsa te Milan, Rangnick do të ketë fuqi të plotë në një rol unik sa i përket futbollit italian. Përveçëse trajner, gjermani do të jetë drejtor teknik si dhe përgjegjës për sektorin mjekësor. E thënë shkurt, Rangnick do të ketë një rol të gjithanshëm në vendimarrje, tipike ë trajnerëve në futbollin anglez. Ky “pushtet” që i është dhënë teknikut, e bën të pamundur qëndrimin e Paolo Maldinit, që pritet të refuzojë detyrën e re që do t’i jepet nga klubi si ambasador i tij.

054218382 0554449b 4af1 4945 A436 Cb41e649c53e
054218382 0554449b 4af1 4945 A436 Cb41e649c53e

Afrimi i Ralf Rangnick te Milan nuk është suprizë, por klubi kuqezi është kritikuar se ka gabuar tempizmin, pasi ky lajm vjen në vigjilje të sfidës kundër Juventusit dhe rrezikon të dëmtojë rëndë skuadrën. Për këtë “Djalli” është detyruar të bëjë një përgënjeshtrim zyrtar. Sipas Milan, vendimet sa I përket stafit teknik do të merren vetëm në fund të sezonit. Por kaq nuk i ka bindur mediat italiane, që vazhdojnë të këmbëngulin me siguri se Ralf Rangnick do të jetë trajneri i ri i Milanit.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: