Kryeministri Rama tha se pjesë e paketës së re ekonomike ne kushtet e COVID 19, do të jenë edhe 10 mijë punonjës të turizmit, të cilët do të marrin 400 mijë lekë shpërblim.

“Per turizmin, fasonët dhe bizneset prodhuese ka një menkanizëm që krijon kapital të mjaftueshëm për këta sektorë, 10 mijë punonjës në turizëm do të marrin 400 mijë lekë”,- tha Rama.

Po ashtu ai tha se turizmi, bizneset fasone dhe ato prodhuese do të mund të përfitojnë nga një garanci e re sovrane prej 150 milionë dollarësh si edhe do të mund të shtyjnë afatin e pagesës së tatim-fitimit deri pas 31 dhjetorit.

“Instrument i ri financiar për turizmin, fasonët dhe bizneset prodhuese është një tjetër garanci sovrane 150 milionë dollarë që do të vihet në dispozicion, por do të ketë një ndarje risku mes qeverisë dhe bankave. Nga ana tjetër duke u kthyer tek instrumenti i garancisë gjithmonë duke parë dinamikën, duke përcaktuar qëndrueshmërinë, pra ne kemi vendosur që qeveria të marrë përsipër koston e interest për kreditë, të gjitha sipërmarrjet pagesat e kësteve të tatim fitimit do të mund t’i bëjnë pas 30 shtatorit, ndërsa turizmi, fasonët dhe bizneset prodhuese do të kenë një shtyrje pas 31 dhjetorit. Kjo paketë miratohet në 48 orët në vijim. Shumat përkatëse do të lëvrohen në 20 prill”,- tha ai.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb