TIRANË

Grupi parlamentar i PD, ka reaguar përmes zëdhënëses Oriola Pampuri lidhur me mbledhjen e parë të qeverisë Rama, e cila nisi sot zyrtarisht detyrën për mandatin e tretë, pas betimit në Presidencë.

Ndërsa i konsideron bajate deklaratat e kryeministrit në mbledhje, Pampuri shkruan se qeveria më e korruptuar në Ballkan, bashkëqeverisjen e ka me PPP-në Rama-Doshi-Rakipi.

“Propaganda bajate e qeverisë më të korruptuar në Ballkan, i darkave te Nusreti dhe hoteleve 700 euro nata, shfaq si risi kodin e etikës që qysh prej 2013-ës përdori për t’u hedhur hi syve, qytetarëve. Të gjithë e mbajmë mend me sa ‘etikë’ u ngrit sistemi nepotik në qeveri, me sa ‘etikë’ vëllezër e kushërinj ministrash gëzuan paprekshmërinë për t’u kthyer në zota të drogës dhe trafiqeve, duke dëshmuar se fjalët e shumta mbi etikën fshihnin pikërisht mungesën e saj, pasi si atëhere edhe tani, PPP-ja Rama, Doshi, Rakipi, bashkëqeverisjen, e ka me krimin dhe kundër interesave të shqiptarëve.”- shkruan Pampuri në një postim në facebook.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb