TIRANË

Ambasadori i BE në Tiranë Luigi Soreca, ka uruar përmes një postimi në facebook kryeministrin Edi Rama për mandatin e tretë qeverisës, i cili nisi sot zyrtarisht pas betimit në Presidencë.

“Urojmë kryeministrin Rama dhe qeverinë shqiptare që mori detyrën. Presim që integrimi në Bashkimin Evropian dhe reformat, përfshirë sundimin e ligjit, të zënë një vend të rëndësishëm në axhendë. Koordimi i fortë ndër-institucional është kyç për pranimin në BE.”- shkruan Soreca.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: