TIRANE – Dy ditë pas hapjes së bunkerit antiatomik në Tiranë, kryeministri Edi Rama bën të ditur se rreth 4 mijë qytetarë kanë treguar interes duke vizituar bunkerin.

“4 mijë vizitorë në dy ditët e para pas çeljes se ekspozitës Bunk-Art në pallatin nëntokësor të marrëzisë komuniste. Edhe në Vienna Economic Forum agjenci turistike të interesuara për të mësuar për bunkerin antiatomik të Enver Hoxhës. Ky është vetëm fillimi”- shkruan kryeministri në rrjetin social “Twitter”.

Të shtunën në periferi të Tiranës u hap bunkeri antiatomik që kishte ndërtuar qeveria komuniste, ku do të strehohej udhëheqja e lartë në rast të një sulmi bërthamor ndaj Shqipërisë. Tashmë bunkeri është shndërruar në Muzeum e do të qëndrojë i hapur deri në fund të dhjetorit dhe çdokush mund të shkojë ta vizitojë për të shuar kureshtjen.

Kryeministri Rama pohoi se do të hapen dosjet e spiunëve të ish-sigurimit të shtetit për të hedhur drite mbi të kaluarën diktatoriale dhe sot postimin e tij e mbyll me shprehjen se “ky është vetëm fillimi për të ndriçuar të kaluarën e errët diktatoriale”

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb