Në të gjithë vendin po vijon zbatimi i Planit Operacional kundër informalitetit. Kryeministri Edi Rama deklaron se kjo luftë frontale do të vazhdojë deri në në Qershor 2021.

Ndërsa i referohet edhe aksionit të sotëm të strukturave tatimore në Sarandë, të përqendruar në njësitë akomoduese të publikuara në booking, Rama thekson se “shumëkush thotë Informaliteti nuk luftohet me fushata, të gjithëve u them kjo luftë frontale që ka nisur, nuk është fushatë po një fazë e re e shtetbërjes, e cila do të vazhdojë deri në Qershor 2021”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb