TIRANË

Kryeministri Edi Rama deklaroi se miti që është krijuar se Gjermania është kundër Ballkanit të Hapur është një ushqim për konsum lokal. Pas vizitës një ditë më parë në Berlin, Rama tha se Gjermania nuk është kundër, por se kërkon që ky proces të jetë gjithpërfshirës

“Sa i përket Ballkanit të Hapur. Dje në Berlin kemi pasur takime me të gjitha partitë politike në Bundestag. Miti që është krijuar se Gjermania është kundër Ballkanit të Hapur është një ushqim për konsum lokal. Gjermania nuk është kundër, por kërkon që të jetë gjithpërfshirës. Të gjithë janë të inkurajuar që të gjithpërfshihen. Ballkani i Hapur është një nismë dhe madje Presidenti solli shembullin e Benelux-it. Kështu nisi dhe ai proces. Me pak vende se sa pastaj u përfshinë. Është një nismë që synon jetësimin e të gjitha parimeve të lirisë të BE-së. Njësoj si në BE dhe që kërkon të ecim më shpejt për të garantuar zbatimin e atyre që kemi dakordësuar në procesin e Berlinit.

Nuk arrihet zgjidhja e problemeve duke mos u ballafaquar në tavolinë. Nuk mund të mbahen njerëzit peng për lëvizjen deri sa të arrijmë paqen përfundimtare. Gjermania i kërkoi falje Francës kur erdhi Milibandit, por deri atëherë kishin ndodhur shumë gjëra të tjera. Nuk u fillua nga falja, po nga shumë gjëra si një proces bashkëpunimi, këtë do bëjmë dhe ne”, deklaroi Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb