TIRANË

Kryeministri Edi Rama i kërkon kreut të PD-së Lulzim Basha të marrë përgjegjësinë për ngjarjet në KZAZ-në e Bushatit, ku u dogj një shkollë.

Rama i drejtohet Bashës si ‘artist’ dhe shkruan se Zef Hila, kreu i Bashkisë Vau i Dejës ia la atij djegien e shkollës.

“Artist, dil jepi xhevap Zef Hilës që tha shkollën e dogje ti me atë fotokopjen e shëmtuar të enveristëve më kokëboshë të 91-shit, Aleanca e Demokratëve a si e quan ti! Dil Artist, se është koha të marrësh përgjegjësi për dyfytyrësinë e javës së fundit, hidh gurin e fshih dorën?”, shkruan Rama

Rama Twitter
Rama Twitter

Kryeministri Rama shkarkoi sot nga detyra kryetarin e bashkisë së Vaut të Dejës, Zef Hila pas ngjarjeve në KZAZ në Bushat. Në dokumentin e firmosur nga shefi i qeverisë thuhet se Zef Hila ka kryer shkelje të rënda, ndërsa tregon edhe sanksionet ligjore bazuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Shefi i qeverisë thekson se Hila do të ndiqet penalisht. Tashmë ky vendim i kryeministrit Edi Rama në adresë të kreut të bashkisë së Vaut të Dejës, mund të ankimohet në Gjykatën Kushtetues jo më vonë se 15 ditë dhe në rastin në fjalë, pas shqyrtimit të vendimit të Këshillit të Ministrave, lëvizja e Ramës mund të pezullohet.

Nëse Gjykata Kushtetuese lë në fuqi vendimin e Këshillit të Ministrave, atëherë detyra i kalon Presidentit të Republikës për të caktuar një datë të re për zgjedhjet në bashkinë përkatëse.

Nga ana tjetër, kryedemokrati Lulzim Basha e konsideroi një hakmarrje personale të kryeministrit shkarkimin e kreut të bashkisë së Vaut të Dejës. Ai tha se nuk ka asnjë motiv dhe nuk ka asnjë arsye për shkakrimin e tij. “Zef Hila nuk ka qenë as fizikisht dhe në asnjë mënyrë tjetër i përfshirë në incidentin e djeshëm në Vaun e Dejës. Shkarkimi është një akti kriminal i një autokrati të kriminalizuar që tani po përdor forcën e pushtetit vetëm për të mbrojtur bashkësundimin e tij me krimin”, deklaroi Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb