Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk ka humbur rastin që të bëjë një batutë me homologun Viktor Orban në Hungari.

Rama ka thënë se miqësia shqiptar-hungareze është shumë më e vjetër nga çfarë mendojnë njerëzit.

Ai kujton se Hungaria i dha Shqipërisë Mbretëreshën Geraldinë shekulline  kaluar, por Shqipëria i ka dhënë Hungarisë golashënuesin më të mirë të Ferencvarosit, Myrto Uzunin.

“Siç e tha dhe kryeministri miqësia jonë është e vjetër, por miqësia shqiptaro-hungareze është shumë më e vjetër. Na dhuruat një mbretëreshë, ne ju dhuruam golashënuesin më të mirë të Ferencvaros”,- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb