TIRANE- Në takimin me strukturat tatimore dhe biznesin me temë “Beteja me Informalitetin”, kryeministri Edi Rama nuk kishte si të mos krijonte batuta me ato që tha. Theksi i kreut të qeverisë ishte vijimi i operacionit, lufta ndaj evazionit fiskal dhe shëndoshja e ekonomisë.

Krahasimi me Serbinë
Shikoni Serbinë, që është e detyruar të shkurtojë 25% të rrogave, 15% të pensioneve dhe dhjetëra mijëra vende pune në kompani shtetërore që i kanë lënë rrugëve, po tek ne pse nuk ndodhi kjo? Sepse ne zgjodhëm sfidën të mos prekim rrogat, pensionet, por zgjodhëm sfidën ti themi ‘s’ka mbaruar kjo punë, futu në lojë se ndryshe nuk je njëri nga ne’, dhe përgjigja e popullit ka qenë spektakolare, 820 mijë konsumatorë që kanë nënshkruar kontrata të reja, shkruan “Panorama”.

Gjobat në Singapor
Po t’ju them unë si janë gjobat në Singapor, do thoni është mëkat i madh qe merremi me këtë qeveri. Gjobat janë për të fortët që nuk njohin ngjyrat e semaforëve, madje për ata që janë të fortë fare që e kuqja i eksiton, nëse e kuqja të eksiton, paguaj paratë. Nga ana tjetër, të çohet njëri të thotë mua më është rimbursuar TVSH pa dhënë paratë, që ka paguar një kokërr leku për të marrë rimbursimin e TVSH jashtë radhe… Ky ishte një nga problemet më të mëdha…po ato 600 e ca milion USD që morët mbrapsht? Ca kërkoni më? Ca doni më akoma? Ju kemi dhënë secilit sipas dokumenteve, e ju kemi thënë nuk ju kemi më borxh, tani borxhet që keni do i paguani një më një, tani borxhet që keni, janë ato që keni nëpër magazina, keni ligjin e ri, sistemojini, se më para ashtu ishte koha, i numëronit gabim… gabimi juaj gjithmonë ishte në favorin tuaj, tani e keni kohën, rregullohuni vetë, po ne nuk presim më. Nuk bashkëjetojmë me ata që fshehin… 100 milion s’janë asgjë për ju…

Regjistrimi në QKR
Të regjistrohesh në QKR, jepja nipit, thuaj regjistro pak gjyshin, çdo nip mbi katër vjeç di të përdorë një telefon. Si mund të ankohet dikush se po rri në radhë? Kur ka lënë shtetin në pritje 20 vjet? Nuk rri dot në radhë 2 orë a 3 orë, ndërkohë që s’do të përdorësh as telefonin as kompjuterin? Ne kërkojmë gjëra shumë të thjeshta, çdo biznes që ushtron aktivitet tregtar të jetë i regjistruar.

Historia
Se historia ka qenë, ‘hani pini e këndoni se këtu është lala Gjoni, vetëm mos harroni lalën kur të votoni’, kjo ka qenë historia e atyre që sot kanë marrë përsipër të mbrojnë viktimat e tyre…

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: