Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij për Sigurinë në shkolla, tha se Zoti duhet të bekojë mësuesit dhe mësueset e Republikës.

Rama tha se ai dhe bashkëshortja kanë një fëmijë 10 vjeç dhe se duhet përqendrim i madh e energji e pashtershme. Ai tha me tone humori se vetëm mund ta imagjinojë punën e mësuesit/ mësueses, që duhet të merret me shumë fëmijë.

Edi Rama: Ne kemi në trupën tonë arsimore, mësues dhe mësuese me kapacitete të jashtëzakonshme. Themelet, me të cilat po ndërtojmë Shqipërinë 2030 janë absolutisht të forta për të vijuar më tej. Si një baba, që kemi një fëmijë 10 vjeç, duke parë parasysh se çfarë durimi, përqendrimi e beteje duhet me një, unë ju them të gjithave ju që hyni nëpër klasa, Zoti qoftë me ju.

Zoti dhe prindërit ju bekofshin çdo mëngjes kur nisin fëmijët në shkollë dhe çdo pasdite kur i marrin. Ju keni këto zogj që cicërojnë gjithmonë e më shumë. Jam adhurues dhe mbështetës i çdo mësuesi e mësuese i kësaj Republike.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: