Kryeministri Edi Rama në konferencën e përjavshme ‘Ekonomia në fokus’ deklaroi se ky do të ishte forumi i fundit për këtë mandat.

Teksa u ndal tek dy goditet më të forta që ka pësuar vendi ynë, tërmeti dhe pandemia, Rama tha se fokusi sot do të revolucioni dixhital. Ai nënvizoi faktin se si ka evoluuar shërbimi online.

“Mirë se erdhët në këtë forum që është i fundit i këtij mandati. Në fund për të mbyllur këtë cikël, kemi lënë një nga aspektet më të rëndësishme që ka ndodhur në këto vite, që është revolucioni dixhital. Përmes së cilit hap pas hapi po ndodh një proces transformimi rrënjësor të marrëdhënieve të shtetit me qytetarët. Po hidhen bazat e një sistemi të sigurt, anti-korrupsion.

Po sigurohet perspektiva e afërt e kalimit të Shqipërisë në një nivel tjetër sa i përket funksionimit të brendshëm të shtetit dhe të arsyes më të rëndësishme të ekzistencës së shtetit, marrëdhënies transparente dhe efikase me qytetarët. Duke u kthyer pak mbrapa, dy goditjet e rënda që kemi marrë, tërmeti dhe pastaj pandemia, nuk do të ishin përballuar dot ashtu siç janë përballuar, nëse ne nuk do të ishim në fazën e këtij revolucioni ku këto ngjarje të mëdha e gjetën Shqipërinë.

Imagjinoni se çfarë do të mund të bënim nëse në momentin kur duhet të garantonin mbylljen e përgjithshme të një viti më parë, nuk do të kishim mundësi që t’ju shërbenim qytetarëve që ishin në nevoje për të dalë nga shtëpia. Përfytyroni që kjo fatkeqësi e madhe të na kishte gjetur në kohën kur ky shtet kishte vetëm 1 përqind të shërbimeve online. Vetëm 50 mijë përdorues të këtyre shërbimeve. Sot në 2021 kemi 7.7 mln. Nëse në 2013 kishim 6 regjistra elektronike, sot ka 55 data baza që shkëmbejnë informacione reale me 1245 transaksione.”, tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: