Kryeministri Edi Rama ka bërë një bilanc të numrit të vaksinimeve anti-covid deri më tani në vendin tonë.

Përmes një postimi në Facebook Rama thekson se numri i të vaksinuarve ka arritur në 850 mijë.
Kujtojmë se fushata e vaksinimit nisi që në muajin janar, ndërsa vaksinat që po aplikohen në vendin tonë janë Pfizer, AstraZeneca, si dhe Sinovac dhe Sputnik V.

Ditën e sotme BE hoqi kufizimet e udhëtimeve me disa vende të Europës, ku mes tyre përfshihej edhe Shqipëria, si vend jo i rrezikuar nga COVID-19.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: