Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në poliklinikën nr.9 në kryeqytet për të bërë kontrollin mjekësor.

Pavarësisht akuzave të vazhdueshme të opozitës për check-up, kreu i qeverisë në një postim në Facebook tregon se ai është totalisht falas.

Edhe pse sulmoi sërish mediat, duke i konsideruar kazan, në poliklinikën nr.9 kreu i qeverisë pranoi se mjekëve i është vendosur normë për realizimin e check up. Normë të cilën kryeministri e konsideroi shume pozitive ndersa u shpreh se:

“Na duhet ne t’i shtyjme ne njerezit, sepse ende nuk eshte krijuar ajo kultura te shkojne vete, ta bejne vete. Eshte edukative shume  dhe vendet e BE e kane me vendim po nuk bere check up nuk te marrin ne pune” – tha nder te tjera rama.

Në videon e postuar, kreu i qeverise është vetë pacient ku i bëhen pyetje në lidhje me regjimin ushqimor, peshën e gjatësinë.

Nuk munguan as batutat e kryeministrit, i cili kur po matej, u tha mjekeve: “A mjafton ky metri për të më matur mua?”.

Në vizitën e poliklinkën nr. 9 mori pjesë edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: