Përfaqësuesi i Komisionit të Rithemelimit, Çlirim Gjata, foli për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri, në emisionin “Open” të gazetares Eni Vasili, në News24.

Gjata tha se nuk ka mazhorancë, por ka vetëm Edi Ramë, duke shtuar se është njësoj si të flasim për Enver Hoxhën e të themi ka vetëm Enver Hoxhë.

“Nuk ka mazhorancë, ka vetëm Edi Ramë. Është si të flasim për Enver Hoxhën e të themi ka vetëm Enver Hoxhë. Metoda që përdori Edi Rama ishte pak a shumë ajo e sofistëve, të biem dakord për të mos rënë dakord. E ‘bleu’ Alibeajn dhe ndoqi këtë metodë, të biem dakord për të mos rënë dakord. I gjithë ky proces synonte të investonte në përçarjen sa më të madhe të PD, si dhe të krijohej një zhurmë për të hequr vëmendjen nga problemet e mëdha që janë sot. Kështu si e kanë katandisur Presidentin, nuk ka asnjë kompetencë. Nuk mund të konsiderohet opozitë e përçarë, ku ishin vetëm dy veta Bardhi e Alibeaj. Rama i ka votat, ata falen para tij. Nëse do të kishim vullnetin e mirë për të zgjedhur President konsensual, duhej që gjithë opozita të përfshihej. Alibeaj nuk bënte dot 20 firma për një kandidat. Çfarë negociatash ke bërë ti me të?“, tha Gjata.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb