Kryeministri Edi Rama nga Divjaka tha se demokratët duhet të shpëtojnë nga “katërshja” që i drejton. Rama u shpreh se demokratët mund të mos votojnë qeverinë dhe as atë vetë, por nuk kanë pse të bëjnë burg për ata që drejtojnë protestat aktuale.

Demokratët kanë gjithë të drejtën të mos na votojnë. Ata kanë të drejtë të mos më duan. Por duhet ta kuptojnë se udhëhiqen nga katërshe që nuk do integrimin e Shqipërisë. Nuk besoj se ekziston ndonjë demokrat apo person që të hyjë në burg për këta 4 vetë. E dinë shumë mirë se nëse pengojnë zgjedhjet, ata mirë që do të hyjnë në burg, por nuk do të shkojnë më as në Europë, as në SHBA. Ndërsa katërshja kanë frikë si dhelprat e Divjakës”, tha Rama.

Më tej, Rama theksoi se Divjaka ka ndryshuar rrënjësisht nën  drejtimin e PS. Ai tha se të tjera ndryshime do të bëhen në këtë bashki.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: