TIRANE-“Ruani qetësinë në Kuvend. Mos bini pre e provokimeve të opozitës”. Këto ishin disa nga rekomandimet këshilluese që kryetari i PS, Edi Rama u ka bërë të vetëve në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Rama la të kuptohet, se në seancën e radhës priten sërish veprime nga opozita, (kujtojmë vezët seancën e kaluar) ndaj u ka kërkuar deputetëve të tregojnë gjakftohtësi nga sjellja që mund të bëjë opozita në sallën e Parlamentit.

Në seancën e kaluar, opozita bllokoi punimet dhe qëlloi me vezë në drejtim të kryeministrit. PD ka bërë të ditur se do të vijojë bllokimin e seancave parlamentare deri në momentin që Kuvendi të kalojë ligjin për dekriminalizimin.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: