Ish-ministri i Inovacionit në qeverinë Berisha, Genc Pollo ka reaguar me anë të një postimi në Facebook për përplasjen më të fundit që kryeministri Edi Rama pati me një gazetar, të cilin e përjashtoi nga konferencat e ardhshme duke e futur në proces riedukimi.

“Nuk mund të ketë paqe me “Dëbim-Internimin” !!”, shkruan Pollo duke i bërë thirrje shoqatave të gazetarëve dhe organizatave për lirinë e medias që të reagojnë.

POSTIMI I POLLOS:

“Dëbim-Internimi” qesharak i një gazetari nga Kryeministri nuk mund të kalojë në heshtje nga organizatat e lirisë së medias dhe shoqatat e gazetarëve.

Gazetari Klevi Muka pyeti rreth një çështjeje me interes publik të lartë e cila është objekt shqyrtimi në Kuvendin e Republikës dhe me gjasë në Gjykatën Kushtetuese. Pyetja e tij nuk synon të shkelë privatësinë apo dinjitetin e ministres; në rrethanat e njohura pyetja synon verifikimin e ligjshmërisë së veprimeve të ministres.

Në mbrojtje të gazetarit Muka nuk lipset të jetë e vetme opozita si dhe opinioni shoqëror i paartikuluar.

Në asnjë vend gjysmë normal në të pesë kontinentet kolegët e një “Klevi Muka” nuk do të pranonin një status quo. Më e pakta në këto raste është një grevë e konferencave të shtypit të Kryeministrit. Ose diçka tjetër më e fortë. Deri sa Rama të anuloje dëbim-internimin e djeshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb