Banorët e Bërxullës akuzojnë kryeministrin Edi Rama dhe zv.kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku për situatën në të cilën ndodhen duke kërkuar shpronësimin për pronat e tyre me vlerën e tregut, teksa pritet të ndërtohet rruga Thumanë-Kashar.

Burra, gra e fëmijë kanë dalë sot në protestë sërish dhe janë ulur në rrugë duke kërkuar zgjidhje.

“Na kanë mashtruar shtetit. Nuk ka zgjidhje për ne. Shteti po na mashtron. Po kërkojmë diçka legjitime. Po kërkojmë shpronësimin, rrugën. Të vijnë të ulen. Kërkojmë atë që na takon me të drejtën e Zotit, me të drejtën e ligjit.

Çfarë është ky shtet, kryeministri nuk mban përgjegjësi, ministrja nuk mban përgjegjësi”, tha një qytetare.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Kemi 6 muaj që protestojmë. Jemi të lodhur. Nuk do ta lirojmë rrugën. Nuk di do qejfi se i prishet interesi, leku”.

“Ky shtet për kë punon. Edi Rama shkoi në Angli, këtej i ka masakruar shqiptarët. Kush do përgjigjet për ne. Unë jam invalidë, rajoni i policisë më çoi në prokurori për ndjekje penale. Hipa në shtyllë për t’u vetëflijuar. Ja letrat që më ka sjellë prokuroria, se më ka çuar për ndjekje penale. Turp e faqe e zezë! Një nënë 63-vjeçare. Edi Rama, Belinda Balluku, Ervis Berberi ku është. Këtu është një masakër e vërtetë. Turp e faqe e zezë për këta ministra. Me votat e qytetarëve erdhi në pushtet Edi Rama. Dikur thoshte nuk zbret Sala nga kali, tani nuk po zbret vetë”.

“Fajtor kryesor është shteti dhe ministrja Belinda Balluku. 6 muaj nuk sjell një përfaqësues, nuk ka asnjë reagim. Çfarë po pret nga banorët? Po pret qetësi? Përderisa nuk më jep zgjidhje unë e di si do reagoj.”

“Ta heqë nga mendja qeveria, bashkë me Ballukun se ne nuk i lëmë. Ta anulojë rrugën. Mos të kujtojë Belinda Balluku se ka ngjitur majat, por atëherë kur je në majë të hedh Zoti poshtë. Turp të ketë, është dhe grua dhe nënë”.

“Nuk ka drejtësi, të vidhet pronar nuk ka drejtësi”.

“U bënë 6 muaj që protestojmë. Edi Ramës iu shoftë çdo gjë! Edhe asaj Belinda Balluku. Kanë ngrënë e kanë pirë në këtë fshat sa u ka dashur qejfi. Dijeni, komunizmi është më i poshtri në faqe të botës. Të vret, të merr pronën, nuk lë gjë pa bërë. Ku është ky SPAK, kjo gjykatë”.

Banoret Berxulle85
Banoret Berxulle85

“Pse nuk vjen ajo ministrja. Ajo nuk është e bija e Johnsonit, e Mao Ce Dunit është. Komunizmi është pjellë e shejtanit.
Edi Rama njeriu më i korruptuar i shekullit në botë. Gënjen, thotë e ka ministrja. Si mund të thotë kryeministri nuk e di. E ia fut aeroplanit. Shqipëria me këtë qeveri është e vdekur”, tha një i moshuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb