TIRANE – Kreu i PD-së, Lulzim Basha vuri kusht që nëse miratimi i Byrosë së Hetimit, është bërë sipas rekomandimit të Komisionit të Venecias, që ajo të varet nga Prokuroria, atëherë opozita do të bashkojë votat me mazhorancën, të enjten në Kuvend për ta miratuar këtë strukturë.

Pas kësaj deklarate, ka reaguar kryeministri Edi Rama në faqen e tij në “Facebook”, duke i quajtur gënjeshtarë përfaqësuesit e opozitës.

“Dikush duhet t’ia freskojë kujtesën publikut lidhur me ç’u deklarua deri dje për Byronë e Hetimit! Gënjeshtarë si këta s’bën më dot nëna jo!”- shkruan Rama.

Edhe kreu i opozitës ka zgjedhur “Facebook”-un për të replikuar me kryeministrin, duke theksuar se “opozita punon për sarajet e Surrelit”.

“Votojmë që nesër draftin e dakordësuar sipas Venecias për Byronë e Hetimit! Por harroje se Opozita punon për sarajet e Surrelit.”- shkruan Basha.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: