Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu kanë vizatuar sot nga afër Pediatrinë e re në Elbasan.

“Ja dhe Pediatria e Re e Elbasanit, një tjetër hapësirë e rilindur e kantierit të Shëndetësisë, ku vazhdon puna intensive nga veriu në jug”, shkruan Rama në Facebook.

Ndërkohë Manastirliu deklaroi se pas një seri investimesh në spitalin e Elbasanit, investimi më i ri është spitali Pediatrik që i siguron shërbime mjekësore më shumë se 20 mijë fëmijë.

Rama nuk i ka kursyer batutat teksa ka takuar stafin mjekësorë dhe u ka kujtuar se në muajit në vijim do të fillojë dhe rritja e rrogës.

“Si jeni? Erdhi qershori tani, rrisim rrogat”, tha Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: