Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka vendosur të ndajë me ndjekësit në rrjetet sociale , një foto të vitit 1991 në DASH, me Gramoz Pashkon dhe bashkatdhetarë.

Berisha ka paralajmëruar se do të vijojë të shpërndajë pamje të tilla të marrëdhënieve SHBA- Shqipëri, pasi sipas tij kryeministri Edi Rama dhe mafia e George Sorosit po falsifikojnë historinë.

Postimi:

Historia e vërtet e marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane në 31 vitet e fundit në foto dhe video.

Miq, për shkak të fallsifikimit banal, si në kohërat e vjetra, të historisë se marrëdhënieve shqiptaro-amerikane nga Edi Rama, neobllokmenët e tij dhe mafia e George Sorosit, vendosa te flas dhe të paraqes për ju çdo ditë në foto dhe video të gjitha momentet më thelbësore të këtyre marrëdhënieve në 100 vjetorin e tyre.

Me 15 Mars 1991, Foto në Departamentin e Shtetit, me Gramoz Pashkon dhe bashkatdhetaret tanë At Artur Liolin, Elez Biberaj, Sergio Bytyçi, ditën e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe SHBA. sb

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb