Një tjetër shtëpi e dëmtuar nga tërmeti i 21 shtatorit është rindërtuar tërësisht duke shënuar një premtim të mbajtur se familjet e prekura Vitin e Ri do e festonin në banesën e tyre të re. Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Bashkisë së Erion Veliaj i dorëzuan ditën e sotme çelësat e shtëpisë tërësisht të re kryefamiljarit, Osman Toshi, i cili bashkë me familjen e tij në fillim të viteve ’90 u zhvendos nga Kukësi për në Tiranë për një jetë më të mirë.


Tashmë familja pesë anëtarëshe ka lanë pas vuajtjet në banesën e vjetër 100-vjeçare duke u sistemuar në banesën e re me katër dhoma.
Por krahas rindërtimit të banesës, Bashkia e Tiranës mori përsipër edhe mobilimin e plotë të saj duke filluar që nga mobiljet, pajisjet elektroshtëpiake etj.


Kryeministri Rama vlerësoi ndërtimin e kësaj shtëpie dhe siguroi se të njëjtin fat do të kenë edhe familjet e tjera të dëmtuara.


Menjëherë pas tërmetit, Bashkia e Tiranës paralelisht me dhënien e dëmshpërblimeve për familjet që kishin dëmtime të pjesshme, nisi dhe rindërtimin e banesave të shkatërruara tërësisht, kryesisht në zonat rurale ku edhe cilësia e këtyre ndërtesave linte shumë për të dëshiruar.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb