TIRANË

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas dështimit të marrëveshjes mes Bashkisë së Tiranës dhe kompanisë private për ndërtimin e Teatrit Kombëtar. Në një postim në “Twitter”, Basha shkruan se Rama dhe Veliaj nuk mund t’i hedhin hi syve shqiptarëve dhe të mbulojnë korrupsionin dhe prishjen e Teatrit me njoftime që fshehin të vërtetën.

Ai thekson se Pa nj vendim të qartë PD nuk tërhiqet nga qëndrimi.

“Rama dhe Veliaj nuk mund t’i hedhin hi syve shqiptareve dhe të mbulojnë korrupsionin dhe prishjen e Teatrit me njoftime gjysmake që fshehin të vërtetën. Pa një vendim të qartë që kullat nuk do të ndërtohen dhe Teatri do të ruhet, PD nuk tërhiqet nga qëndrimi dhe vendosmëria e saj”, shkruan Basha.

Basha Twitter
Basha Twitter

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb