TIRANË

Ish-deputeti i PS-së Spartak Braho mendon se kryeministri Edi Rama do ta vizitojë pas disa kohësh ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako dhe do t’i çojë dhe ndonjë paketë cigare, duke iu referuar shprehjes së njohur që përdoret për ata që përfundojnë në burg.

Duke iu referuar kërkesës së Ramës ndaj SPAK për Berishën, por jo për Dakon, Braho e quajti demagogji dhe tha në emisionin “Frontline” të gazetares Marsela Karapanço në News24 se Rama e ka shok Dakon, por se do detyrohet ta lëshojë dhe atë.

“Provat janë në prokurorinë e Durrësit për Dakon. Për drejtues të veçantë të institucioneve të Durrësit.
(Për Dakon) E ka shok. Është demagogji. Po do detyrohet ta lëshojë dhe Dakon. Do i bëjë ndonjë vizitë pas ca kohësh, do i çojë ndonjë paketë cigare.
Ish-ministri Tahiri po vuan dënimin. Patjetër do i çojë dhe atij cigare, por më duket se nuk e pi cigaren”, tha Braho.

Ai përsëriti se “Berisha, Rama, Meta e kushdo qoftë duhet ta mbyllin njëherë e mirë gojën e të mos merren me çështje që i takojnë drejtësinë, të ndihmojnë drejtësinë”.
“Artikulime në forume, media, konferenca shtypi, hidh njëri-prit tjetri kanë vetëm një emër nëm atë, të jap këtë. Koha do ta tregojë janë të sakta apo nuk janë të sakta. Berisha nuk ka lënë gjë pa thënë për SPAK-un, tani del iu hap barkun. Berisha e sabotoi ngritjen e SPAK-ut. Nuk ka gjë pa nxjerrë nga goja për Arben Krajën, tani i dhimbset SPAK-u Berishës. këta janë të poshtër sepse janë demagogë deri në pafundësi”, deklaroi ish-deputeti.

Ndërkohë duke folur për ftesën e Berishës për debat ndaj Ramës, ai tha se do ishte mirë të hanin ndonjë drekë së bashku dhe se mund t’i çonte ai.
“Saliu i ka hedhur një dorashkë dueli, por nuk bëhet. Unë do t’u thosha që më mirë shkoni hani një drekë bashkë te Kodra e Kuajve. Nuk e dinë se ku është i çoj unë. Të dy, të shkojnë”, tha ai.

A do hynte si negociator? “Po patjetër, ia vlen. Atje s’para ka ngjala, atje ka gjëra të tjera”, u shpreh Braho.

Ai foli për analizë që duhet të bëjë Rama dhe PS-ja për deputetët dhe ministrat që kanë përfunduar në burg.
“SPAK-u deri tani ka çuar dy ministra në burg, ça rëndësie ka janë të majtë a janë të djathtë dhe po vazhdon të hetojë. Këta duhet të pushojnë, të mbyllin gojën.
Kryeministri thotë përgjegjësia është personale, por përgjegjësia është morale dhe politike nuk mban kjo parti që i solli, që i emëroi. Prandaj them që kjo propagandë, demagogji nuk pi ujë. Ore bëj analizë pse ndodhin këto në partinë tonë se po mbushen qelitë me të burgosur, pjesë e ekzekutivit tënd. Pse ndodhin këto? Përgjegjësia është personale kur është penale, pjesën tjetër e kanë ata që i emërojnë.
Kur bëhet analiza të nxirret përgjegjësia. Populli shikon, analizon dhe pastaj voton. Kur të votojë të japë sytë”, tha Braho.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb