Për ish-ministri i Financave Arben Malaj është e papranueshme emërtimi i Partisë Demokratike si llumi pasi mbart mbi vete histori. I ftuar në “Frontline”, Malaj tha se Politika nuk është kazino dhe fluturime charter me paratë e kriminelëve

Lidhur me propozimet e PD-së Malkaj tha se Basha duhet të qartësohet dhe se nuk duhet të ngrihen intuticione të tjera. Sipas tij palët do të imponohen që të gjejnë gjuhën e përbashkët për ndryshimet kushtetuese.

“Nuk mirëkuptoj kryeministrin e Rilindjes që i thotë një partie politike që është llumi, PD është llumi. Basha ka folur për ata që pengojnë proceset demokratike. Politika nuk është kazino dhe fluturime Charter me paratë e kriminelëve. Kur u bënë kriminelët më të fortë? Rama asnjë reformë nuk ka diskutuar. Duhet të flasin njerëzit e menccuar të Shqipërisë. Rama është me ide parafabrikate. Rama u bë një oligark politik.  Basha bën mirë të qartësohet. Mos të ngremë struktura mbi struktura. ILDKP-ja duhet ta bëjë. Ne i kemi intuticionet. Për ndryshimet kushtetuese palët do të imponohen që ta gjejnë gjuhën e përbashkët. Nuk mund të cohen propozime për ndryshime kushtetuese pa bërë një debat me ekspertë. Nëse dalin nga selitë ka premisa për pazare.  Rama do më shumë satelitët se sa shqiptarët. Është në krizën e dashurive të mëdha. Keqqeverisja ka një limit.”- tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb