Kryeminitri i Shqipërisë, Edi Rama ka zbuluar se qeveria po punon me Bashkinë e Tiranës për të hapur garën për Kampusin e ri Universitar, Akademinë e Sigurisë dhe Akademinë e Arteve.

Rama duke përmendur PPP-në për koncesionin e Milot- Fier, tha se po punohet me Bashkinë edhe për këto tre projekte të tjera.

Në fakt këto projekte janë të paralajmëruara nga kryeministri Rama por tashmë duket se kanë kaluar në një fazë tjetër të konkretizimit me PPP.

‘’Faktikisht, edhe pse dal jashtë teme, me Bashkinë e Tiranës po punojmë dhe do fillojmë garën për Kampusin e ri Universitar, Akademinë e Sigurisë dhe Akademinë e Arteve.

Segmenti Milot- Balldren është në një proces kohor të paezauruar dhe kjo është dhe arsyeja se pse për momentin flasim për një formulë të re. Nuk e ngarkon shtetit shqiptar me asgjë më shumë se sa një garanci minimale trafiku. Praktikë e mirënjohur publikisht në çdo vend të botës. Financim masiv prej 1 miliardë e thuajse 200 milionë eurosh do bëhet nga fituesi i kësaj gare. Kuptohet do kemi një aks të Korridorit blu që lidh jugun e Kroacisë, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Greqinë në Unazën ku lëviz një pjesë shumë e konsiderueshme e trafikut përgjatë sezonit turistik.

Me këtë aks do ndodhë një transformim kolosal. U prekën shumë elementë por nëse do të shohim bilancin e vdekjeve dhe të plagosjeve të gjitha viteve, në segmentin Milot- Tiranë, është për të vënë duart në kokë.

Përsëri kemi një nivel të papranueshëm aksidentesh që përfundojnë me vdekje, humbje jete, plagosje. Kjo do jetë rrugë europiane, jo me fjalë, por në rrugë. Do jetë një rrugë me pagesë dhe një aks që do të garantojë qarkullimin pa pagesë por me shpejtë të ndryshme, dhe kushte të ndrysh,e. Nga Morina në Fier do të shkohet për 3 orë.

Aksesi i gjithë turistëve nga Kosova në bregun e Jonit, jo vetëm do jetë shumë i shpejtë. ‘’- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb