TIRANE – 50 bizneset më të suksesshme në vend ose “50 bletët e arta” janë vlerësuar me çmime sonte nga Qeveria Shqiptare, çmime të dorëzuara nga kreu i Qeverisë në ceremoninë e organizuar në TOB.

Mbremja “gala” për sipërmarrjen “Bleta e Artë 2014” u organizua nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, nën kujdesin e Kryeministrit Rama.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj, që e hapi takimin, tha që në krye se “sot ne kemi paguar gati 300 milionë USD borxh për sipërmarrjen dhe faktuam ngritjen e Këshillit Kombëtar si urë bashkëpunimi me biznesin, që funksionon në mënyrë spektakore.”

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: