FIER- Kryeministri Edi Rama, ambasadori i SHBA-ve, Donald Lu dhe Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti kanë qenë sot në fshatin Frakull të Fierit, ku një vit më parë dalja e lumit Vjosë solli përmbytjen e dhjetëra hektarëve sera. Kryeministri Rama garantoi mbështetjen e qeverisë për fermerët e përmbytur.

“U kthyem në këtë zonë ashtu siç premtuam. Do vijojmë të mbështesim fermerët e përmbytur”, tha Rama duke porositur fermerët që të sigurojnë serat, në mënyrë që të marrin dëmshpërblim.

Ndërsa ambasadori Donald Lu tha se fillimisht ishte pesimist që mund të jepeshin dëmshpërblime por kjo u bë e mundur falë qeverisë amerikane, ku USAID tha 720 mijë dollarë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: