Zëvendës kryetari i Partisë së Lirisë Agim Nesho i ftuar në emisionin ‘Frontline’ në Neës24 ka folur mbi situatën në vend teka ka thënë se kryeministri Rama ka ndjekur mënyrën psikologjike të drejtimit të vendit njësoj si presidenti turk Erdogan duke tentuar t’i mbyllë gojën medias.

Nesho vuri theksin mbi shembjen e “Prestige Resort” nga ana e qeverisë për shkak të lidhjes direkte me ndërmarrjen ku ndodhet media më e madhe në vend, gjë e cila sipas tij u bë për t’i bërë presion grupit mediatik.

Ai shtoi se Shqipëria që shohin të huajt është ajo klienteliste e Ramës që mund të shesë gjithçka.

“Kemi rastin e “Prestige Resort”, ku lidhet me një ndërmarrje ku ndodhet media më e madhe e vendit, pse u bë, për të bërë presion. Këto kanë një pikë vlimi ku Perëndimi reagon me shumë vonesë, ndërsa ne kërkojmë një reagim më të shpejtë. Rama është tepër i kompromentuar. Ne po shikojmë në 10 vite në vend se ky ka marrë mënyrën psikologjike të drejtimit të shtetit si Erdogani, mënyrën si ka drejtuar ai, në Shqipëri do të mbyllë gojën e mediave, shoqërinë civile e ka asfiksuar, ambasadorë më kanë thënë se përfaqësuesit e dalë nga shoqëria civile kanë lidhje me Ramën. Shqipëria që shohin të huajt është ajo klienteliste e Ramës që mund të shesë gjithçka”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb