TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka folur sot në studion e emisionit “Dritare me Rudinën” në News24 për çështje të nxehta të aktualitetit. Një prej më të debatuarave është edhe ajo e mbylljes së basteve online.

Kryeministri ka dhënë dhe një zgjidhje për ata që do dalin të papunë pas mbylljes së basteve nga 31 dhjetori. Ai tha se rreth 700 mln euro të lëna në baste do spostohen në ekonomi dhe do krijohen mjedise të tjera ku do punësohen këta persona. Shefi i qeverisë ka folur edhe për kanabisin dhe kapjen e rreth 1.5 ton drogë për pak ditë në Itali duke replikuar ashpër me gazetarët.

Rudina Xhunga: Nëse unë do isha e papunë nesër nga bastet ku do punoja?

Edi Rama: Janë rreth 700 mln euro që do spostohen nga kumarhanet në ekonomi dhe të gjitha këto mjedise, këta njerëz që janë të vetëpunësuar do ndryshojë. Ato lokale që iu është rritur vlera në mënyrë artificiale për shkak të bastoreve do kthehen në treg për aktivitete të tjera biznesi.

Erl Murati: Kultivimi dhe trafikimi i kanabisit, në mbledhjen e grupit parlamentar të 8 tetorit ju keni thënë se e keni çrrënjosur përfundimisht kanabisin. Ndërkohë në ditët e mëpasme janë kapur 1 ton e gjysmë kanabis të kapur në Itali nga Shqipëria. Pyetja ime është keni fakte alternative?

Edi Rama: Kanabisi është çrrënjosur nga Shqipëria dhe këtë thotë raporti i Guardia di Finanza i cili dhe vjet ishte i qartë dhe u prit me entuziazëm nga komuniteti ndërkombëtar.  Këtë vit është rrafshuar komplet. Ndërkohë që ka tek tuk. Janë stoqe të së kaluarës. Nga kapjet që janë bërë andej është më shumë se 1/10 e asaj që transportohej vetëm nga Lazarati dhe janë stoqe të së kaluarës. Janë stoqe të së kaluarës.

Andi Tela: Është droga e Saimirit që ka ngel?

Edi Rama: Ça të them unë ty. Kjo është fjali e njeriu që sikur ka humbur një bast.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb