Presidenti i Institutit Liberal “Pashko”, Preç Zogaj ka analizuar sot zhvillimet e djeshme në Kuvend, ku seanca plenare u shoqërua me debate dhe tensione të forta, ndërkohë që jashtë protestonte opozita.

Në një lidhje përmes skype për News24, Zogaj tha se protestat politike nuk sjellin asgjë të re.

Si e patë protestën dje?
Nuk janë risi, tubimet bëhen për të ‘shfryrë’ politikën e momentit. Ajo e djeshmja ishte një seancë që u prish. Është refleks që ka jeta politike në vend. Debate që u shfaqën në Parlament. Nuk dukej e qartë, dhe në thelb ka një paqartësi protesta e Berishës. Të mbledhë njerëzit, për të filmuar dhe për të bërë fotografi. Por protestat nuk zhvillohen mbi bazë të asaj që është nën zë. Ajo protestë është zhvilluar dhe s’kemi arsyeje se pse ta përshkruajmë. Protestat politike që organizohen nga partia e opozitës, nuk janë risi në Shqipëri. Janë rutinë. Këto protesta nuk sjellin asnjë të re, as në të kaluarën dhe bëhen si për të ‘shfryrë’ politikën e momentit. këto probleme të brendshme vishen me një retorikë antiqeveritare. Gjeja më e kollajtë është që t’i thërrasim në protestë. Këto protesta janë rutinë.

A vlejnë protestat?
Protestat gjithmonë i duhen vendit. Qeveria Rama jep argumente për të protestuar, për shumë çështje, për skandalet që shoqërojë këtë qeveri. Nuk vihet në pikëpyetje nëse duhen apo jo protesta. Nëse protestat nuk janë popullore, kur nuk kanë përhapje të gjerë, por i përgjigjen axhendës së një grupi politik që është në opozitë, ato janë të destinuara të zhvillohen, të njoftohen dhe të prodhojnë lajmin për protestën, por nuk kane shanse që të arrijnë rezultate. Protesta ka dhe do të ketë. Por nëse nuk ka një pjesëmarrje të madhe popullore, që të duket qartë se kjo nuk është më çështjes e një lideri politik, por popullore, do ketë sukses. Duket se Berisha ka hedhur shumë ‘mish në zgarë’. PD është në pritje të vendimit të gjykatës për siglën e partisë, apo është dhe çështja McGonigal, por shumë njerëz nuk janë dakord që të stigmatizohet SPAK-u. Ka shumë agjenda që bllokojnë njëra-tjetrën dhe njerëzit këtu në Shqipëri e dinë shumë mirë se kush janë qëllimet e drejtpërdrejta të protestave dhe nga këto përfiton Rama.

Përshkrimi i aktakuzës për McGonigal, e nxjerr kryeministrin e Shqipërisë në një dritë të keqe. Imazhi i tij është dëmtuar shumë. Jo se ka takuar ish-zyrtarin, por e ka takuar për një çështjes të vetën. Aty janë dhënë lekë. Ish-funksionari i FBI ka nuhatur se në mjediset ku ishin shqiptarët vinte era lekë dhe mund të bënte para. Nuk ka akuzë penale për Ramën, por kaq sa thash unë është mjaft për të kërkuar dorëheqjen e tij. Po të ketë më shumë, drejtësia amerikane do i nxjerrë në dritë. Ky është një skandal. Hetimi dhe e vërteta janë në duar të sigurta. Çdo përpjekje të bënim ne këtu, zgjidhje më të mirë nuk do gjenim dot. Këto fakte janë tani. Drejtësia amerikane do i shkojë në fund këtij skandali. Kjo që ka dalë deri tani përfaqëson majën e ajsbergut.

Si e keni parë qëndrimin e zotit Rama?
“Ai është i vetëdijshëm për dimensionet e skandalit dhe të faulleve që ka bërë vetë. Ai e di më mirë vetë se çfarë ka bërë. Është duke pritur se çfarë do të ndodhë. Kur them se dorëheqja është kërkesë e drejtë, është për aq sa ka ndodhur. Unë uroj që mos të ketë gjëra shumë për kryeministrin. Skandalin e ka kapur SHBA-ja dhe jo këta këtu. Shqipëria mund të bëjë të vetën, por duhet të ketë parasysh se jo të gjitha meraqet mund të dalin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb