TIRANE – Në një prononcim dhënë gazetares Marsela Karapanço për News24 dhe “BalkanWeb”, ambasadori amerikan doli kundër kryeministrit Edi Rama, për të cilin thotë se nuk duhet të flasë në emrin e tyre dhe shton se po shqyrtojnë pretendimet për Agron Xhafaj.

“Kryeministri duhet të flasë në emrin e tij dhe ne do të flasim në emrin tonë. Ne jemi duke i shqyrtuar pretendimet që janë ngritur në lidhje me vëllain e Ministrit Xhafaj.”, deklaron Ambasadori Lu për “BalkanWeb”.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit Edi Rama. Në një status në Facebook, kreu i qeverisë shqiptare i përgjigjet ambasadorit amerikan duke i thënë se “është puna ime të them atë që mendoj kur flas lidhur me të, siç është puna e tij të thotë atë që mendon kur pyetet lidhur mua”.

Statusi i plotë

Patjetër që unë flas për veten time dhe miku ynë Lu flet për veten e vet.  Dhe krejt normalisht, është puna ime të them atë që mendoj kur flas lidhur me të, siç është puna e tij të thotë atë që mendon kur pyetet lidhur mua

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: