TIRANË

Djegia e mandateve nga opozita ka qenë kryefjalë e emisionit ‘Dritare me Rudinën’ në News 24, ndërsa të ftuarit listuan argumentet pro dhe kundër  këtij veprimi politik të opozitës së bashkuar.

Ish-deputeti Nard Ndoka tha se vendimi për të djegur mandatin është një vendim drastik, por shtoi se kjo ishte e vetmja rrugë përballë një maxhorance që nuk respektonte aspak rolin e opozitës.

“Vendimi që kemi marrë për djegien e mandateve është një vendim drastik. Ndihemi keq. Që ditën e parë në Kuvendin e Shqipërisë, Basha ka thënë qartë se këto zgjedhje vijnë nga lidhja me bandat. Ne pritëm që Rama të ishte më tolerant ndaj opozitës, por nuk e bëri një gjë të tillë. Unë prita që komisionet parlamentare të kishin  më shumë anëtarë nga opozita. Maxhoranca duhet të kishte gjetur gjuhën e përbashkët dhe duhet ta kishte toleruar opozitën”, tha Ndoka.

Ndërsa gazetari, Aleksandër Çipa tha se qytetarët shqiptarë arrijnë t’i lexojnë më me qetësi veprimet e opozitës, ndërsa shtoi se fenomeni i blerjes së votës në Shqipëri nuk mund t’i faturohet vetëm një partie apo një individi.

“Është më i ftohët qytetari se sa nxehtësia që lëshoni ju. Historia e vjedhjes së votës në Shqipëri, sa herë i jepni protagonizëm Edi Ramës nuk iu nderon. Ne e njohim  historinë e Shqipërisë si qytetarë aktivë.”, tha ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: