TIRANE- Kryeministri Edi Rama, me anë të një mesazhi në rrjetin social “Facebook” ka bërë të ditur se sezoni i ardhshëm veror për plazhin e Durrësit do ta kthejë atë në një hapësirë turistike mesdhetare. Rama shtoi se ‘plazhi i Durrësit do jetë çliruar nga çibanet e Kandaharit’.

“Sezonin tjetër, plazhi i Durrësit do jetë çliruar nga çibanet e Kandaharit e do jetë një hapësirë turistike mesdhetare”, shkruan kryeministri Rama në postimin e tij.

Kryeministri Rama e ka shoqëruar postimin e tij duke e lustruar më një set fotosh nga aksioni i INUK, që vazhdon të pastrojë plazhin e Durrësit nga zaptuesit e hapësirave publike.

Po sot, Rama ka shtuar se: “Rruga kryesore e plazhit më të madh të Shqipërisë që është plazhi i vetëm në botë me 50cm trotuar!”

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb