Kandidati i PD në Lezhë, Mark Marku i ftuar në emisionin ‘’Frontline’’ të Marsela Karapanços në News24 ka folur për sulmet dhe retorikën e Ramës.

Rama e etiketoi Markun si ministër arsimi të KÇK-së, por kandidati i është përgjigjur duke thënë se nuk është kryeministri aktual ai që do përcaktojë ministrat e qeverisë së ardhshme të drejtuar nga PD.

Sipas Markut, komunikimi i Ramës është prej humbësi, dhe madje ai e ka kuptuar që ka humbur por thjesht është futur në fushatë pa alternativë.

”Kush mund ta përcaktojë? Kryeministri socialist e përcakton se kush do jenë ministrat? E ka mbyllur në mënyrën më të turpshme kapitullin.

Ai s’do jetë as kryeministër, do jetë në hallin e vet, është shumë i shqetësuar dhe frikësuar. Është turp që shqiptarët të kenë këtë kryeministër, që flet marrëzira pa fund. Ka vetëm 8 vite, propagandë, gënjen, marrëzira.

Deri në mandatin e parë, të dytin e fitoi në mënyrë qesharake me tepsi, daulle, koncerte, tallava. Tashi mendon se mund të fitojë mandat duke sulmuar kundërshtarin.

Ai ka 8 vite gënjen. Çfarëdo të thotë unë nuk e konsideroj. Ai është çështje e mbyllur Rama. Është njësoj si të më shajë një pijanec rrugës.

Si komunikim, po ta shohim përtej marrëzirave, është komunikim i një kryeministri humbës. Kur sulmon kundërshtarët, do të thotë se s’ke çfarë t’i paraqesësh elektoratit. Po bën një tentativë për të minimizuar humbjen. Është retorikë, që nga komunikimet elektorale, Rama do të thotë se ka humbur. Meqë s’ka alternativa, s’ka justifikim. Liderat humbës merren me këto. Mund të shikoni edhe manualet më banale të komunikimit politik. Fushata e PD është për ët shpjeguar programin, me kandidatë. Kurse Rama s’ka çfarë të ofrojë më.”- tha Marku.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb