Deputetja socialiste, Blerina Gjylameti, jep një mesazh pas kandidimit të saj në Qarkun e Korçës, pas dy mandatesh në Tiranë.

Teksa publikon një foto të ëmbël me të birin pak muajsh në krah, Gjylameti thekson se më në fund do të kthehet për të përfaqësuar qytetin e saj të origjinës, Pogradecin.

Mesazhi i Gjylametit:

Sot nisim një rrugëtim të ri! ?
Shumë e lumtur që pas dy mandatesh, si përfaqësuese e kryeqytetit më është besuar të jem pjesë e ekipit fitues të qarkut Korçë e mbi të gjitha të përfaqësoj qytetin tim të origjinës, Pogradecin.
Mikpritës të rrallë, gjithmonë krah zhvillimit, përcjellës të vlerave më të mira të shoqërisë dhe familjes, kontribues të artit e kulturës, mbështetës të vizionit të Partisë Socialiste si e vetmja forcë progresiste që sjell zhvillimin e shoqërisë dhe vendit.
Falënderoj ekipin e Njësisë nr. 14 dhe Kasharit për punën e palodhur dhe energjinë e pashterueshme për të dhënë maksimumin e fitores si dy zona me potencial për Partinë Socialiste. ?
Besimplotë se në përgjegjësinë e re do të jemi një ekip i cili do të gjendet pranë çdo familjeje pogradecare për t’i dhënë fitoren Partisë Socialiste në rrugëtimin e saj për të ndërtuar një vend më të mirë për fëmijët tanë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb