Ish-deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi bën përgjegjës kryeministrin Edi Rama për situatën që sipas saj po kalon vendi.

Duke iu referuar një lajmi në median italiane Rai 3, Çupi shkruan se Rama e mat të vërtetën me barometrin e ERTV dhe nuk pranon që është shumëfishuar niveli i lëndëve narkotike, vjedhjen e zgjedhjeve nga 2013, korrupsionin, cilësinë e dobët në arsim etj.

Sipas saj Shqipëria është drejt një autokracie dhe duhet të jesh i verbër të mos e shohësh këtë situatë.

POSTIMI I PLOTË
Mediat në Shqipëri i quan kazan, ato ndërkombëtare shpifëse.
Edi Rama e mat të vërtetën me barometrin e ERTV.
Asgjë nuk pranon. Asgjë.
Sot nuk pranon që Shqipëria është shumëfishuar nga niveli i lëndëve narkotike. Për Edi Ramën, Rai 3 nuk thotë të vërtetën.
Nuk pranon të faktuara me zë e figurë që zgjedhjet, që nga viti 2013 janë vjedhur e deformuar në mënyrë të vazhdueshme
Nuk e pranon që jemi vendi i parë në Europë për sa i përket korrupsionit në rritje.
Nuk pranon që vendi ynë u rendit e fundit ne Europë për cilësinë në arsim.
Nuk pranon që Bashkitë drejtohen nga individë me të shkuar me probleme të theksuara me ligjin.
Opozita po i denoncon e po i publikon çdo ditë.
Nuk pranon që Shqipëria është drejt një autokracie apo se demokracia është hibride.
Pas gjitha këtyre shkon derë me derë nëpër Europë duke u përpjekur të thotë të pavërtetat për Shqipërinë .
Përveç të “vërtetave” të ERTV, Edi Rama nuk e pranon realitetin dhe situatën ku e la zhytur vendin.
Duhet të jesh i verbër të mos e shohësh këtë situatë, ku të gjitha raportet ndërkombëtare faktojnë këtë situatë për Shqipërinë.
Faktohet me dokumente por edhe me veprime konkrete duke mos hapur asnjë dritë jeshile për procesin integrues, por veçse po shtojnë vazhdimisht kushtet dhe dyshimet ndaj vendit tonë.
Shqipëria nuk duhet të varet nga oreksi i të vërtetës sipas Edi Ramës.
Shqiptarët kërkojnë mirëqenie, të punojnë e të jetojnë këtu.
PD është gati për këtë sfidë në shërbim të shqiptarëve. 🙂✌

Dhurata Cupi Fb
Dhurata Cupi Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb